Flash

“Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë

Lapsi.al 25 February 2023
“Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo

Transferimi i Joao Cancelo nga Manchester City te Bayern Munich bëri bujë duke pasur parasysh vlerën dhe aftësinë e lojtarit. Portugezi humbi vendin si titullar pas Botërorit të Katarit. Ishte koha kur Pep Guardiola ndryshoi disa detaje të taktikave të tij. Në atë moment, mbrojtësi e kuptoi se ai nuk ishte më në qendër të projektit të Citizens dhe thirrja nga Bayern ishte e parefuzueshme.

I intervistuar për “O Jogo”, mbrojtësi portugez ka rrëfyer arsyen e largimit nga Manchester City: “Pas Kupës së Botës, Guardiola ndryshoi mënyrën e lojës, me anësorin më brenda fushës. Kështu ai preferoi Ake dhe Lewis në vendin tim. E respektova zgjedhjen sepse kjo është ajo që duhet të bësh në një ekip të madh. Por ndihesha i rëndësishëm dhe doja të luaja”. Më pas Cancelo kërkoi një bisedë me trajnerin ku u sqaruan.

Lexo më tej: Bayern Mynih bëhet super ofensiv: nga Manchester City zbarkon në Bavari Joao Cancelo

Futbollisti, duke vazhduar rrëfimin e tij, tregon bisedën që bëri me teknikun Guardiola: “Kemi bërë një bisedë, jo një diskutim dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen. Ne vendosëm që lamtumira ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë. E oferta e Bayern Munich ishte e parefuzueshme”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI