Flash

Sven-Goran Eriksson braktis futbollin për motive shëndetësore: "Duhet të reduktoj daljet publike"

Lapsi.al 25 February 2023
Sven-Goran Eriksson braktis futbollin për motive shëndetësore:

Sven-Goran Eriksson i thotë lamtumirë futbollit, të paktën tani për tani. Ish-trajneri i Lazio, kampion i Italisë në vitin 2000, ka bërë një deklaratë të shkurtër në faqen e klubit të tij aktual, Karlstad Football Club. Suedezi ka shpjeguar se arsyeja e braktisjes është për shkak të gjendjes së tij fizike. "Unë, Sven-Goran Eriksson, kam vendosur të reduktoj paraqitjet e mia publike për momentin për shkak të problemeve shëndetësore. Fokusi im tani për tani është te shëndeti dhe familja ime, me një nivel të kufizuar përfshirjeje me Klubin e Futbollit Karlstad. Unë do të doja të falenderoj komunitetin e gjerë të futbollit dhe miqtë. Ata më kanë dhënë mbështetje dhe mirëkuptim, si dhe kanë respektuar privatësinë time. Dëshira ime është të fokusohem te shëndeti dhe familja ime", ka shkruar në një deklaratë të shkurtër, bashkëpunëtori i klubit suedez.

Lexo më tej:Video/ Rekord i arritur, Inzaghi si Eriksson: “Titulli? Normal që tani presin dicka më shumë nga ne”

Përveç eksperiencës me Lazio, në Itali, Eriksson ka drejtuar Romën, Fiorentinën dhe Sampdorian. 75 vjeçari do të mbahet mend se ishte trajneri i parë i huaj në historinë e kombëtares së Anglisë. Në pankinën e Tre Luanëve ai qendroi nga 2001 në 2006. Pastaj mori drejtimin e Manchester City për një sezon, para se kurba të fillonte të zbriste.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI