Flash

Atentati në Elbasan/ Çfarë u gjet në telefonat e 2 personave të arrestuar

Lapsi.al 26 February 2023
Atentati në Elbasan/ Çfarë u gjet në telefonat e 2

Detaje të reja janë bërë të ditura rreth “atentatit të dështuar” pak ditë më parë në Elbasan. Lidhur me këtë ngjarje ka rënë në pranga kunati Alibejt, Arben Spahiu dhe një prej njerëzve të tij të besuar Arsen Preci, të cilët dyshohet se po planifikonin një antentat ndaj një meri të njohur të botës së krimit në qytet.

Mësohet se hetuesit janë duke hetuar të dhënat që kanë siguruar nga një celular i markës Nokia, i cili i është sekuestruar Spahiut dhe telefonin Samsung të Arsen Preçit. Tv Klan raporton se në telefonin e këtij të fundit u gjetën biseda të tij për makinën, si dhe foto të një pallati në Elbasan, që dyshohet se ky i fundit po vëzhgonte. Megjithatë dy të hetuarit kanë mohuar akuzat.

Edhe vetë grupi i hetimit nuk ka qartësuar ende nëse ngjarja e raportuar në Elbasan, është një atentat i parandaluar apo inskenim, megjithatë në të dyja rastet dyshimet janë se ka më shumë se dy persona të përfshirë. Gjithashtu prokuroria ka dërguar për akt ekspertim armët dhe disa gjurmë gishtash të gjetura, përgjigjet e të cilave do të jetën vendimtare për fatin e hetimit. 

Megjithatë hetimet e deritanishme tregojnë sipas Prokurorisë dhe Policisë së Elbasanit, se ka qenë Arsen Preçi personi që ka braktisur makinën tip BMW X6 në ndërtesën e quajtur “Ish-fabrika e salcës” në lagjen “Emin Matraxhiu”. Brenda 3 armëve të llojit automatikë të sekuestruara në këtë makinë, u gjetën 85 fishekë dhe çdo gjë ishte bërë gati për zhdukjen e provave.

LEXO EDHE: Atentati i dështuar në Elbasan, ky është identiteti grek që mbante Arben Spahiu

Të këshilluara

Zjarr masiv në Fier, favorizohet nga era

Një zjarr masiv është regjistruar ditën e sotme në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 19:00 ditën e djes...

15:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI