Flash

Detaje të reja mbi incidentin e tragetit të Ankonës në portin e Durrësit

Lapsi.al 26 February 2023
Detaje të reja mbi incidentin e tragetit të Ankonës në

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë detaje mbi incidentin që ndodhi pasditen e së dielës në portin e Durrësit ku një traget i linjës së Ankonës ka këputur zinxhirët lidhës dhe është përplasur me bankinën.

“Sot në orën 18:21 në portin e Durrësit ka ndodhur një incident. Si rezultat i erës fortë që shkoi 35 m/s në port, trageti A/F CLAUDIA ka këputur cimën e djathtë dhe ka prekur bankinën nga ana e ish-portit te peshkimit.

Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmangur përplasjet dhe trageti CLAUDIA është lidhur përsëri në bankine me cima te tjera.

Theksojmë se trageti A/F Claudia nuk ka pasur të imbarkuar pasagjerë dhe automjete në çastin e incidentit. Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatorë ka filluar puna për imbarkimin e mjeteve në traget.

Njoftojmë se në këto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti Durrësit dhe është nisur për Ankona. Gjithashtu të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durrës - Bari dhe Bari - Durrës së tragetet do vazhdojnë normalisht në linjat sipas orareve të përcaktuara në grafik” – thuhet në njoftim.

Moti i keq ka përfshirë pasditen e së dielës të gjithë vendin. Erërat e ngrohta ia lanë vendin rrebeshit të shiut dhe stuhive. Në disa zona raportohen probleme me energjinë elektrike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr masiv në Fier, favorizohet nga era

Një zjarr masiv është regjistruar ditën e sotme në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 19:00 ditën e djes...

15:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI