Flash

Trageti i Ankonës përplaset në portin e Durrësit

Lapsi.al 26 February 2023
Trageti i Ankonës përplaset në portin e Durrësit

Durrësi është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e kësaj të diele. Stuhia e shiut dhe erërat e forta kanë bërë që një traget të përplaset me bankinën e portit. Shkak i përplasjes u bë këputja litarëve si pasojë e motit të keq. Mediat raportojnë se trageti do të udhëtonte drejt Ankonës.

Sipas të njëjtave burime autoritetet po vlerësojnë gjendjen e mjetit lundrues. Nga të dhënat e parë mësohet se ka vetem dëme materiale dhe jo persona të lënduar. 

Në orët në vijim do të merret një vendim nëse trageti do të lejohet të udhëtojë ose jo drejt Italisë. Mësohet se në traget ka shumë pak pasagjerë dhe se pjesa më e madhe e ngarkesës janë kamionë që udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Për shkak të motit të keq autoritetet u kanë kërkuar pronarëve të mjeteve lundruese që t’i sigurojnë ato. Sipas të njëjtave burime moti pritet të përmirësohet vetëm pas ditës së martë. 

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona të tjera të vendit. Për shkak të erës së fortë në Fier ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa zona. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr masiv në Fier, favorizohet nga era

Një zjarr masiv është regjistruar ditën e sotme në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 19:00 ditën e djes...

15:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI