Flash

Video/ Cristiano Ronaldo 'on fire': tjetër trigolësh e numra impresionues me Al Nassr

Lapsi.al 26 February 2023
Video/ Cristiano Ronaldo 'on fire': tjetër trigolësh e numra
Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalojë së befasuari, por vazhdon të shkruajë faqet e historisë së futbollit. Transferimi i tij në Arabinë Saudite shkaktoi një sensacion. Falë tij, Liga Pro Saudite ka një shikueshmëri që nuk e kishte pasur kurrë më parë. Portugezi po bën diferencën në ekipin e tij duke sjellë fitore dhe duke i bërë tifozët të ëndërrojnë. E ai vazhdon të prodhojë gola dhe veprime madhështore. CR7 nuk e ka humbur instiktin e tij në specialitetin që e bëri të diferencohej në të gjithë ligat ku luajti. Cristiano Ronaldo ka realizuar trigolëshin e dytë në tre ndeshjet e fundit të Al Nassr. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, CR7 shënoi tre gola në 45 minuta, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Shifrat e tij janë mbresëlënëse. E ndonëse niveli i futbollit saudit është më i ulët se ai evropian, duhet kujtuar se portugezi është 38 vjeç.
Cristiano Ronaldo ka nënshkruar 8 nga 10 golat e fundit të Al Nassr dhe në dy në të cilat ai nuk ka shënuar, ai ka dhënë asistime për finalizuesin në detyrë. Kontributi i tij është gjithmonë aty dhe ndoshta dikush në Evropë po pendohet që e ka refuzuar. A është e sigurtë që një CR7 në këtë formë nuk mund të vazhdojë të ecë mirë në kampionatet kryesore evropiane? https://youtu.be/aDd1JCmgXz0

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI