Flash

Aksidenti i autobusit/ Shefi i qarkullimit zbulon dyshimet e policisë

Lapsi.al 27 February 2023
Aksidenti i autobusit/ Shefi i qarkullimit zbulon dyshimet e policisë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete, duke lënë pas edhe 9 qytetarë të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit.

Në rubrikën “Opinion”, i ftuar ishte dhe shefi i qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, i cili ka deklaruar se po hetohet për azbardhjen e plotë të shkaqeve.

Sipas tij, paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai tha se këtij të fundit i është bërë edhe testi i drogës, pasi ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë jo koshient dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë të pestë shoferëve u është bërë testi i alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi hetimor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. Pesë shoferët e përfshirë në aksident u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI