Flash

Le Parisien, akuza të rënda kundër Hakimi: “Ka përfituar kundër dëshirës nga një grua”

Lapsi.al 27 February 2023
Le Parisien, akuza të rënda kundër Hakimi: “Ka

Akuza shumë të rënda vijnë nga Parisi ndaj mbrojtësit të krahut, Achraf Hakimi. Sipas Le Parisien, lojtari maroken dyshohet se ka përd.hunuar një vajzë në shtëpinë e tij në Boulogne. Hetuesit francezë janë duke rindërtuar faktet, por gjërat nuk duken mirë për lojtarin.

Futbollisti i PSG akuzohet se ka përdhunuar një vajzë franceze 24-vjeçare. Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga vajza, raporton Le Parisien, gjithçka ka nisur nga një sherr në Instagram. Nga aty pastaj takimi në apartamentin e mbrojtësit maroken në Boulogne. Hakimi fillimisht e kishte puthi në buzë vajzën dhe më pas i hoqi rrobat. Mbrojtësi nisi kështu një akt seksual kundër dëshirës së saj. Vetëm më pas vajza arriti të çlirohej nga kapja e tij duke arritur t'i dërgonte një mesazh një miku, që të vinte ta merrte.

Lexo më tej: Mbappé me pushime me Achraf Hakimi, zbulohet një flirt i ri i francezit: është i përfshirë edhe Van Der Wiel

Ngjarja daton që në natën e 25 shkurtit të vitit të kaluar, kur mbrojtësi i djathtë ishte vetëm. Gruaja dhe fëmijët e tij ishin me pushime në Dubai. Për momentin 24 vjeçarja nuk ka bërë denoncim kundër futbollistit, por ka deklaruar vetëm përdhunimin në departamentin e policisë. Hetuesit po punojnë për të rindërtuar me më shumë detaje faktet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI