Flash

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç

Lapsi.al 27 February 2023
S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau

Nuk pati marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një takim që zgjati për më shumë se 2 orë në Bruksel. Ndërmjetës të takimit ishin Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Borell dhe Lajçak zhvilluan fillimisht takime të ndara me palët dhe më pas të gjithë u ulën në të njëjtën tryezë.

Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, Borell tha se të dyja palët duket se kanë dhënë dakordësinë për të ashtuquajturin plani franko – gjerman dhe se për këtë nuk kishte nevojë për diskutime të tjera. Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e propozimit të BE-së, i titulluar tashmë si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiçit në 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: Ndezja e një fitili tjetër ballkanik në Kosovë

Propozimi i BE-së përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Por respektimi i të gjitha marrëveshjeve ka si pikë të parë për Beogradin, krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e pranoi qartë presidenti serb pas takimit.

"Unë pres ta shoh planin e zbatimit, para së gjithash planin e zbatimit të obligimeve të mëparshme. Mendoj se është e rëndësishme që deklarata e BE-së të përfshijë domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë, natyrisht, insistova në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se zoti Kurti nuk ka qenë i gatshëm ta pranojë tani. Do të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen", - tha Vuçiç.

Në krahun tjetër kryeministri i Kosovës tha se palët u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian, por nuk bëri komente për kërkesën e Beogradit për “Asociacionin” me argumentin se “ ajo ishte pika e fundit e marrëveshjes. Për këtë kam folur edhe më herët”.

LEXO EDHE: Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit

“Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen. Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshëm për të nënshkruar. Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, shtoi ai.

I pyetur se pse nuk u nënshkrua ndonjë marrëveshje, Kurti tha se ishte Serbia që “nuk ishte e gatshme për të nënshkruar”.

“Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, - tha ai.

Përpara takimit të përbashkët Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Plani franko-gjerman” ka marrë më herët edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

LEXO EDHE: Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti?

Drafti parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Propozimi nuk përfshin njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fejes mes Adele dhe Rich Paul

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja 34-vjeçare dhe agjenti i sportit, Rich Paul, sipas ‘DailyMail‘ po planifikojnë një dasmë në verë, dy vite pasi bënë ...

16:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI