Flash

The Best FIFA/ Lionel Messi lojtari më i mirë në planet: zgjidhet edhe skuadra më e mirë e vitit

Lapsi.al 27 February 2023
The Best FIFA/ Lionel Messi lojtari më i mirë në planet: zgjidhet
Paradë e yjeve të futbollit në Paris, ku është organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të "The Best FIFA Football Awards". Shumë çmime për t'u rrëmbyer, me në qendër të vëmendjes titulli "Lojtari më i mirë i vitit" për të cilin Lionel Messi mundi Karim Benzema e Kylian Mbappé. Argjentinasi, kampion bote në Katar, ka marrë kështu trofeun, duke u bërë më i miri në botë edhe për FIFA-n. "Është kënaqësi të jem këtu dhe që kam fituar - tha Pleshti -. Falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin e Argjentinës. Kjo është një mirënjohje falë grupit. Falë Zotit, kam mundur të fitoj Kupën e Botës. Falënderoj familjen time dhe argjentinasit që kanë jetuar ashtu siç kemi jetuar ne Kupën e Botës. Një puthje për fëmijët e mi që po më shikojnë".

Alexia Putellas "The Best FIFA - futbollistja më e mirë"

Çmimin "The Best FIFA - lojtarja më e mirë femër" e fitoi Alexia Putellas. Ylli i Barcelonës përsërit kështu suksesin e sezonit të kaluar.

Formacioni i Vitit për meshkuj

Top 11 The Best FIFA për meshkuj përbëhet nga: Courtois, Hakimi, Cancelo, Van Dijk, De Bruyne, Modric, Casemiro, Messi, Mbappé, Benzema, Haaland.

Formacioni i Vitit për femra

Top 11 The Best FIFA për femra përbëhet nga: Christiane Endler, Lucy Bronze, Maria Leon, Leah Williamson, Wendie Renard, Alexia Putellas, Keira Walsh, Lena Oberdof, Alex Morgan, Sam Kerr, Beth Mead.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI