Flash

Video/ Ndërprerja më e bukur ndonjëherë e një ndeshje: hedhje lodrash pelushi për fëmijët e goditur nga tërmeti

Lapsi.al 27 February 2023
Video/ Ndërprerja më e bukur ndonjëherë e një ndeshje:
Një gjest shumë i bukur është regjistruar në kampionatin turk. Sfida mes Besiktas dhe Antalyaspor është ndërprerë përkohësisht në minutën e 5' për shkak të hedhjes së mijëra lodrave prej pelushi nga tribuna. Të gjitha lodrat janë të destinuara për fëmijët që ishin viktima të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Gjest i bukur solidariteti në Turqi, në ndeshjen mes Besiktas dhe Antalyaspor. Nuk ka patur ndonjëherë një ndërprerje më sinjifikative ndonjëherë në futboll. Në minutën e 5' të lojës mori jetë një nismë e shkëlqyer e tifozëve për popullsinë e prekur nga tërmeti. Nga tribunat, nga të gjithë sektorët e stadiumit, mijëra lodra pelushi u hodhën në fushë. Të gjitha të destinuara për t'iu dhuruar të vëgjëlve që u prekën rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit. Lexo më tej:Mertens e gruaja e tij ndihmojë në Turqi: ngarkojnë pako për viktimat e tërmetit Pas duartrokitjeve të forta të lojtarëve në fushë në drejtim të tifozëve, futbollistët e Besiktas dhe Antalyaspor ndihmuan punonjësit të lironin fushën e lojës, për rinisjen e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI