Flash

Video/ Me limuzinë rozë, Ronaldinho debuton në Kings League: “Nuk kam ndërmend të vrapoj, ta bëjë një tjetër”

Lapsi.al 27 February 2023
Video/ Me limuzinë rozë, Ronaldinho debuton në Kings League:
Ronaldinho bëri debutimin e tij në Kings League dhe rikthimi i tij në fushë pasti shikues rekord në Twitch. Ronaldinho është kthyer në fushën e futbollit, ose pothuajse. Fenomeni brazilian debutoi në Kings League të themeluar nga Gerard Pique. Ai hyri në lojë 5 minuta pas fillimit të ndeshjes mes Porcinos FC dhe PIO FC. Me 10-ën klasike në shpatulla, shiritin e kapitenit dhe rrethin në kokë, emocionet e tifozëve ishin të mëdha. Por edhe zhgënjimi i spektatorëve duhet të ketë qenë në të njëjtin nivel. Dinho nuk u shfaq asnjëherë i rrezikshëm, mbeti jashtë lojës dhe forma e tij nuk ishte aspak optimale. Episodi më i rëndësishëm i ndeshjes së brazilianit ishte debati me arbitrin. Ai u përpoq t'i shpjegonte rregullat e një kundër një, ndërsa Ronaldinho refuzoi të bënte atë që iu tha: “Nuk kam ndërmend të vrapoj. Lëre ta bëjë dikush tjetër”.

REKORDI I SPEKTATORËVE

Për pjesën tjetër, rikthimi në fushë i Topit të Artë 1999 shënoi rekordin e spektatorëve që u lidhën me Twitch për të ndjekur ndeshjen drejtpërdrejt. Sipas të dhënave të siguruara, 2,120,962 njerëz ishin lidhur për të ndjekur debutimin e Ronaldinho. Që nga momenti kur ai mbërriti me një limuzinë rozë deri në fund të ndeshjes së tij. Numra të ngjashëm në Kings League u panë në debutimin e misteriozit Enigma 69 dhe në kohën e heqjes së maskës së Kun Agueros si Joker. Dritë-hije për rikthimin e kampionit brazilian, i cili duhet të rifitojë formën e tij fizike para se të rikthehet për t'u dukur në fushat e futbollit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI