Flash

Vuçiç flet pas takimit: Kurtit i kërkova vetëm asociacionin

Lapsi.al 27 February 2023
Vuçiç flet pas takimit: Kurtit i kërkova vetëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Vuçiç ka thënë se ka insistuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që në fund nuk kanë arritur tek marrëveshja.

“Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin. Nuk do të ketë marrëveshje pa krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, - tha Vuçiç duke shtuar se do të ketë takim të radhës dhe diskutimet do të vazhdojnë.

“Ishte e pritshme një takim i vështirë. Kurti kishte ardhur me idenë për të nënshkruar diçka. Nuk kemi biseduar për këtë. Kam insistuar për asociacionin. Kemi pasur një takim të vështirë dhe besoj se do të ketë shumë të tjerë në periudhën e ardhshme.

Takimi i radhës do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, më 18 mars. BE-ja do të kërkojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Insistova për Asociacionin. Do të shohim nëse do të do të ndodhë në të ardhmen, - tha Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nis takimi Kurti – Vuçiç në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiç dhe dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Mir...

17:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI