Flash

Edhe “Nisma Thurje” me kandidat të sajin për Tiranën

Lapsi.al 28 February 2023
Edhe “Nisma Thurje” me kandidat të sajin për Tiranën

Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka zbuluar se do të jetë ai që do garojë për këtë forcë politike në Tiranë. Edhe pse tha se vendimi do të merret nga strukturat e partisë ai pranoi se do të jetë ai në krye të fushatës përballë Veliajt dhe Këlliçit.

“Unë si Endrit do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve, pasi Tirana ka nevojë për një alternativë më të shëndetshme. Unë nuk merrem me karakteret por me politikën.

Veliaj nuk e rregullon dot trafikun në Tiranë për shkak të interesave. Ne duam një transport publik dhe jo privat. Studentët do të udhëtojnë më kartë studenti dhe pensionistët me kartë pensioni.

Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, për mua ka pasur kohë bollë për ti dëgjuar. Veliaj ka shumë zullume, qytetari mjafton të hapë dritaren të shoh. Qyteti ka nevojë për një organizim të ri për invers të qytetarit. Infrastruktura është një ndër problemet kryesore”, - tha Shabani në një intervistë në emisionin “Frontline” në News 24.

Shabani tha se “Nisma Thurje” është një alternativë e re për qytetarët. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Surpriza/Arlind Qori, kandidat për bashkine e Tiranës

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të inf...

20:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI