Flash

Gjendet i pajetë turisti francez në Skrapar, mister rrethanat

Lapsi.al 28 February 2023
Gjendet i pajetë turisti francez në Skrapar, mister rrethanat

Një 49-vjeçar francez është gjetur i pajetë në një bujtinë në fshatin Gjerbës në Skrapar. Shtetasi francez mësohet se ishte akomoduar në këtë bujtinë si turist. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së turistit francez.

"Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit" - thuhet në njoftimin e policisë së Skraparit. /LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër tërmet, epiqendra në Detin Adriatik

Një tjetër tërmet me mganitudë 3.4 i shkallës rihter është ndjerë pak momente më parë në Shqipëri. Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik me thellësi 5 km. Gazetar...

20:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI