Flash

Kundër justifikimit të tiranisë së shumicës

Lapsi.al 28 February 2023
Kundër justifikimit të tiranisë së shumicës

Vendimi i kryeministrit Rama dhe i shumicës parlamentare socialiste për të refuzuar komisionin hetimor McGonogal është qartësisht anti-kushtetues dhe anti-demokratik. Për pasojë mediat pranë qeverisë kanë filluar të artikulojnë një arësyetim politiko-historik që përpiqet të mbulojë diellin me shoshë. Ato tashmë argumentojnë se Berisha nuk mund të ankohet sepse ai kur ishte në pushtet i ka refuzuar dy komisione hetimore opozitës së atëherëshme socialiste, komisionet për hetimin e Gërdecit dhe për hëtimin e 21 Janarit.

Kemi të bëjmë me një argument pa sens sa në përmbajtje edhe në pasoja. Fakti që Berisha shkeli kushtëtutën dje duke i mohuar opozitës socialiste hetimin e korrupsionit qeveritar nuk e bën aspak kushtetues dhe demokratik vendimin e socialistëve sot për ti mohuar komisionin hetimor opozitës demokrate. Një dhunim i kushtetutës dje nuk justifikon dhunimin e saj sot.

LEXO ME TEj: Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Përkundrazi, nëse socialistët pranojnë se Berisha dje dhunoi Kushtetutën e Shqipërisë duke u mohuar atyre komisionet hetimore, atëherë ata duhet të pranojnë në mënyrë urgjente ngritjen e komisionit hetimor McGonigal për të mos përsëritur sot të njëtën shkelje kushtetuese. Këtu nuk bëhet fjalë për të drejtat politike të Berishës, por për të drejtat themelore kushtetuese dhe demokratike të opozitës.

ANDI BUSHATI: Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që argumentohet se nuk mund tu japim liri armiqëve të lirisë. Është kjo llogjika reale ku bazohet refuzimi i komisionit hetimor nga shumica socialiste, përtej justifikimeve pa sens të kryetarit të grupit Parlamentar Socialist, deputetit Taulant Balla, se komisioni mund të ngrihet pas ndryshimeve të ligjit për komisionet hetimore. Është e njëjta llogjikë që frymëzoi deklaratën skandaloze të kryeministrit Rama se nuk shanc që opozita të ngrejë komision hetimor mbi cështjen McGonigal.

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën 

Është një llogjikë me pasoja fatale për demokracinë tonë sepse e shkatërron atë duke e “mbrojtur”. Idea se garancitë kushtetuese dhe liritë politike themelore janë vetëm për engjëjt dhe jo për djajtë politik si Berisha na lë në mëshirë të tiranisë së shumicës. Sidomos në një shoqëri si e jona ku engjëjt në politikë janë kaq të rrallë në raport me djajtë dhe ku dallimin mes tyre e bën vetë shumica.

Shkruar nga autori Blendi Kajsiu enkas per Lapsi.al

Të këshilluara

Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: "E pranuan, por nuk e nënshkruan", tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrime...

10:48

Skandali i vërtetë McGonigal

Zhurma shurdhuese e opopzitës mbi çështjen McGonigal ka errësuar të vetmin skandal real që ka prodhuar deri tani kjo ngjarje. Bëhet fjalë për deklaratën e kryem...

10:36

Dy rreziqe të revolucionit opozitar

Me fillimin e revolucionit opozitar është e rëndësishme të identifikohen dy rreziqe që i kanosen sikurse çdo revolucioni tjetër që ka ndodhur më parë në Shqipër...

12:19

Pse duhet ta falenderojmë Ramën

Sëpaku një gjë Edi Ramës duhet ti’a dimë për nder: Sa më shumë kohë kalon, aq me tepër ai na lehtëson nga hipokrizia e të jetuarit në një sistem demokratik. Gju...

15:27

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes

Indinjata e djeshme e grave socialiste në Kuvend ndaj gjuhës së Berishës, hap një debat mbi kulturën e dominimit dhe përdorimit nga lideri të një trupe të tërë ...

16:39

Washington Post zbulon pse fshihet Rama

Ndërkohë që opozita dhe opinioni publik po kërkojnë me ngulm shpjegime shteruese nga kryeministri për lidhjen e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, “The Was...

15:54

Edi, ça t'lësh pa thënë, qar e ke

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse kryeministri është i kursyer në sqarimet për skandalin McGonigal. Ai deshi të zëvendësojë interpelancën p...

11:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI