Flash

"Masakra e Reçakut është shpifje"/ Dënohet me 1 vit burg ish-ministri serb në Kosovë

Lapsi.al 28 February 2023
"Masakra e Reçakut është shpifje"/ Dënohet me 1

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka nxjerrë vendim me të cilin vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë me të cilin ish-ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç, është dënuar me një vit burg për nxitje të urrejtjes, kombëtare, racore, ndarje fetare, etnike apo intolerancë.

Todosijeviç është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit burgim më 19 tetor 2022. Në vendimin e apelit thuhet se janë të pabazuara pretendimet e Prokurorisë lidhur me verifikimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike për të cilën Prokuroria pretendon se ka shkaktuar shkelje të ligjit penal dhe që i referohen riklasifikimit të veprës penale.

Gjykata e apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka konstatuar gjendjen faktike dhe ka vepruar drejt kur e ka riklasifikuar veprën penale dhe kur e ka shpallur fajtor Todosijeviçin për veprën penale nga neni 147 paragrafi 1 i KPRK-së. Kolegji i ankesave i konsideroi të pabazuara pretendimet e mbrojtjes se në rastin konkret nuk ishte vepër penale, por vepër verbale, pra e drejta e lirisë së shprehjes.

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të inf...

20:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI