Flash

Policia arreston 19 shoferë në Tiranë

Lapsi.al 28 February 2023
Policia arreston 19 shoferë në Tiranë

Policia vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Policia e Tiranës gjatë javës që lamë pas, ka arrestuar dhe proceduar 19 shoferë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Po ashtu 107 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 626 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

304 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 422 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 333 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Gjithashtu, janë vendosur 28 masa administrative për mosrespektimin e tabelës “Stop”.

Të këshilluara

Mbytet peshkarexha në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Sazan, ku një peshkarexhë ku ndodheshin dy peshkatarë është mbytur. Mësohet se për fat të mirë, të dy peshkatarët janë ...

13:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI