Flash

Suel Çela kërkon nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë

Lapsi.al 28 February 2023
Suel Çela kërkon nga arratia ndryshimin e masës së

Suel Çela ka kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në masë më lehtësuese.

Burime për Panorama TV, raportojnë se 35-vjeçari, i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj, iu është drejtuar GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të dosjes Plumbi i Artë. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani e ka akuzuar si porositës të vrasjes së “Otit” të Elbasanit.

Dumani ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela i cili i ka kërkuar që të vrasë Otin dhe i çonte foton e këtij të fundit në telefon.

Duke qenë se ushtari i tij Henrik Hoxhaj nuk po e gjente Otin, Nuredini erdhi vetë nga Kosova për ta çuar deri në fund porostinë, por nuk arriti dot të kryente ekzekutimin.

Të këshilluara

Mbytet peshkarexha në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Sazan, ku një peshkarexhë ku ndodheshin dy peshkatarë është mbytur. Mësohet se për fat të mirë, të dy peshkatarët janë ...

13:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI