Flash

Video/ Laçi bllokoi Dwamena, Mezani del pa pësuar nga Rrogozhina: Egnatia duhet ta luajë kualifikimin në kthim

Lapsi.al 28 February 2023
Video/ Laçi bllokoi Dwamena, Mezani del pa pësuar nga Rrogozhina:

Përfundon 0-0 ndeshja e parë cerekfinale e Kupës së Shqipërisë, mes Egnatias e Laçit. Rrogozhinasit ishin më kërkues, por nuk mundën të gjenin hapësira në prapavijën e bardhezinjve. Mezani i kishte marrë masat, duke bllokuar Dwamena e duke fshirë kështu ofensivën vendase. Laçi përmirëson rezultatin e kampionatit dhe do ta luajë kualifikimin në kthim, në shtëpi.

Egnatia ishte disi e ngarkuar në pjesën e parë dhe humbi pikën e referimit. Dëamena, gjithnjë nën kontroll të dy lojtarëve, e la skuadrën pa pikë referimi. Kundërsulmi i miqve tentonte të bënte keq dhe madje e rrezikoi portën e Sherrit në dy raste. Nëse Tetova nuk shkoi në dhomat e zhveshjes në disavantazh duhet të falenderojë sakrificën e nigerianit Atanda, që shpëtoi portën në dy raste.

[video width="768" height="440" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/egnatia.mp4"][/video]

Egnatia u mundua të ndryshojë ritëm gjatë pjesës së dytë, por Laçi u mbyll mirë prapa. Mezani përdori kundërsulmin, që mund edhe ta nxirrte fitues. Në fakt, të dy ekipet patën rastet e tyre për të shënuar, pa arritur të finalizojnë.

Lexo më tej: “Në shtëpi humb Barça e Real e jo më Bylis”. Shensoi komplimenton Laçin, Mezani: “Ku ishin te goli i pësuar?!”

0-0 mban hapur të gjithë skenarët dhe kualifikimi do të vendoset në Laç. Mezani shpreson në faktorin fushë, për të kaluar Egnatian. Tetova në anën tjetër, tregoi edhe në kampionat se di të fitojë në transfertën e Kurbinit. Laçi duhet të bëjë kujdes, sepse gjithcka mund të ndodhë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI