Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Video/ “Nëse vij në Itali është për Milan”: Mbappè i bën tifozët kuqezinj të ëndërrojnë

Lapsi.al 28 February 2023
Video/ “Nëse vij në Itali është për Milan”:
Gjatë ceremonisë së FIFA The Best, Kylian Mbappè bëri një koment për Serie A dhe Milan që i çmendi tifozët në rrjetet sociale. Pavarësisht se nuk kishte fitoi asnjë çmim individual, përveç se u vendos në Top 11 të vitit, Kylian Mbappè ishte ulur në plate. Duke mos qenë protagonist i mbrëmjes, rol që i takoi edhe një herë Lionel Messi, i vlerësuar si lojtari më i mirë, francezi mori pak vëmendje. Kamerat u ndalën tek ai vetëm në kohën e dorëzimit të çmimit për Dibu Martinez, për portierin më të mirë. Sulmuesi i PSG nuk bëri asnjë reagim, pavarësisht tensioneve mes tij dhe portierit argjentinas.

MBAPPE ÇMEND TIFOZËT E MILAN

Por edhe pse mbrëmja nuk ishte e tij, Mbappè arriti të tërheqë vëmendjen me një koment përtej ceremonisë. Në një video, ai shfaqet duke u larguar nga platea, duke iu përgjigjur dikujt me një deklaratë që nuk lë vend për interpretim: “Si je viens, c’est que le Milan AC” (Nëse vij, është vetëm për AC Milan). Francezi nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për skuadrën kuqezi dhe ky koment ka zgjuar imagjinatën e tifozëve të Milanit. Natyrisht një e ardhme me francezin në skuadër është ëndërra e tyre, që kanë shfrenuar imagjinatën në rrjetet sociale. Padyshim që mbetet ende një ëndërr, të paktën tani për tani, të shohësh yllin e PSG në Milano. Por vlerësimi i treguar nga numri 10 i Francës i jep meritë Milanit në çdo rast. E ndoshta një ide për merkaton pronarëve... Lexo më tej: The Best FIFA/ Lionel Messi lojtari më i mirë në planet: zgjidhet edhe skuadra më e mirë e vitit

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI