Flash

Bregu: Vrasja e grave po merr përmasa terrorizmi! Vendimi i një gjykatësi të korruptuar është një krim

Lapsi.al 1 March 2023
Bregu: Vrasja e grave po merr përmasa terrorizmi! Vendimi i një

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar për tragjedinë me tre gra të vrara sot në Tiranë, nga autori Dan Hutra.

Ajo shkruan se çdo vendim i një gjykatësi të varur nga korrupsioni përbën një krim. Mes të tjerash Bregu thotë se dhuna e vrasja e grave nuk është çështje kulture e zakoni, por është krim kundër jetës që po merr përmasa terrorizmi.

“Vonë sot për shkak të angazhimeve të punës, mësova për këtë tmerrin e radhës, ku skema e krimit ngjan kaq përbindshmërisht me rastin paraardhës e me gjasë do të ngjajë edhe me atë pasardhës.

Një përbindësh që kalon një vit në burg, vetëm NJE VIT duke ndêrtuar skemën e hakmarrjes ndaj gruas që e padit për vetmbrojtje.

Po po. Vetëmbrojtje është çdo akt shkëputje nga dhuna.

Ndërsa çdo vendim i një gjykatësi të pavarur, por të varur te korrupsioni i lekut, tashmë me këto përmasa që ka marrë vrasja e grave, është KRIM.

Me dashje a pa dashje, me burokraci, me vonese e mosveprim, ata që vetëm punën nuk bëjnë për të ndalur përmasat e këtij krimi, janë më dhunues se dhunuesit.

Dhuna dhe vrasja e grave nuk është CESHTJE KULTURE E ZAKONI, por është KRIM kundër JETES që po merr përmasa TERRRORIZMI!”, shkruan Bregu.

Të këshilluara

Arrestohet autori i masakrës së Tiranës

Arrestohet autori i masakres ne Tirane. Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin, duke vrare 3 gra eshte vene ne pranga. Hutra është arrestuar pas disa orësh në ...

19:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI