Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Lobisti franko-algjerian fut në telashe Al Khelaifi: hetohet në Francë për rrëmbim e torturë

Lapsi.al 1 March 2023
Lobisti franko-algjerian fut në telashe Al Khelaifi: hetohet në

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është nën hetim në Francë me akuzën e rrëmbimit dhe torturës. Siç raportojnë mediat franceze, në fakt të hënën janë emëruar tre gjyqtarët hetues në Paris. Ata do të shqyrtojnë akuzat e bëra nga lobisti franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane ndaj numrit një të klubit parizian. Historia e tij tregon se ai ishte torturuar në Katar në vitin 2020. Shkaku, sipas tij, ishte se posedonte dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al Khelaifi. Një histori e denjë për filma, por që lobisti Benabderrahmane e ndjek pas prej kohësh.

Akuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar. Por ajo ka të bëjë edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm. Në lidhje me ngjarjet që lidhen drejtpërdrejt me këto aspekte të fundit, megjithatë, Al Khelaifi tashmë është hetuar dhe liruar.

Lexo më tej: Al Khelaifi ofendon arbitrat e kërcënon me jetë një punonjës të Real: sherr me grushte mes Donnarummas e Neymar

Lobisti franko-alegjerian Benabderrahmane e avokatët, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë se ishin "shumë të kënaqur" me lajmin. Sipas tyre, ata kaluan muaj duke u përpjekur për të sjellë çështjen në vëmendjen e drejtësisë franceze.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI