Flash

Policia kujtohet të kontrollojë autobusët pas aksidentit (VIDEO)

Lapsi.al 1 March 2023
Policia kujtohet të kontrollojë autobusët pas aksidentit (VIDEO)

As aksidenti i rëndë i autobusit tek Unaza e Tiranës nuk i shpëtoi paternit të njohur tashmë të autoriteteve shqiptare, të reagosh pasi ndodh e keqja dhe jo ta parandalosh atë.

Një video (poshtë) që vjen në redaksinë e Lapsi.al tregon se policia po kryen kontrolle mbi autobusë që udhëtojnë në kryeqytet. Mësohet se policia po kontrollon kolaudimin e autobusëve dhe gjendjen e shoferëve.

Çfarë vlen për t'u përmendur është se u desh jo një, por dy aksidente në zemër të kryeqytetit që policia të vihet në veprim kundrejt rrezikut që shfaqin këto mjete lëvizëve disa tonëshe.

Lexo më tej: Aksidentet/ Si po i shmanget Veliaj përgjegjësisë për kontrollin e linjave urbane 

Ndërsa aksidenti i vjetshëm i autobusit tek Lana u devijua nga i pari i bashkisë së Tiranës në një debat artistik, a ja vlente që autobusi të qëndronte si instalacion dhe urë, aksidenti i pardjeshëm duket se nuk mund të shitej si instalacion, dhe as si memorial kujtese.

Kësaj radhe, autoritetet u zgjuan për të reaguar. Kompanitë e transportit dhe shoferët e autobusëve duhet të qëndrojnë alert një ose dy javë, të paktën derisa ndonjë tjetër aksident tragjik të zhvendosë fokusin, e institucionet tona t'i kthehen rënies së daulleve të propagandës. ©Lapsi.al 

[video width="1080" height="1170" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/kontrollet.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI