Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Video/ Një Sherif i ri në Durrës: Kallaku dygolësh ndaj Kukësit, dhuratë vetes për ditëlindje

Lapsi.al 1 March 2023
Video/ Një Sherif i ri në Durrës: Kallaku dygolësh ndaj

Teuta konfirmon momentin e jashtëzakonshëm. Durrsakët vazhdojnë ecurinë impresionuese me një humbje në 11 daljet e fundit. Nën pushtetin e skuadrës së Martinit, pas Tiranës në kampionat, ka rënë edhe Kukësi. Bregdetarët janë imponuar 2-0 në Niko Dovana, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Vendosi Sherif Kallaku me një dygolësh që afron Teutën me gjysëmfinalen.

Pjesa e parë u dominua nga verilindorët. Skuadra e Hallaçit e kishte të qartë se kjo përballje e dyfishtë ishte vendimtare për t'i dhënë një kuptim sezonit. Europa duket shumë e komplikuar mes kampionatit, pavarësisht ngjeshjes së renditjes. Kukësi insistoi të zgjidhte ndeshjen dhe rastet i pati, sidomos në pjesën e parë. E megjithatë, durrsakët dolën pa dëme nga ky fraksion loje, duke riformatuar idetë në dhomat e zhveshjes.

[video width="944" height="532" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/kallaku-1.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë muzika ndryshoi. Teuta ishte më kërkuese dhe u mor përsipër nga Sherif Kallaku. Mesfushori i rilindur pas rikthimit në Durrës në janar, vazhdon të shënojë duke shfrytëzuar goditjet standarde. Në minutën e 58’ Kallaku nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh Teutën. Në minutën e 72’ fantazisti dyfishoi shifrat me një goditje dënimi perfekte.

Lexo më tej: Video/ Laçi bllokoi Dwamena, Mezani del pa pësuar nga Rrogozhina: Egnatia duhet ta luajë kualifikimin në kthim

[video width="944" height="532" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/kallaku.mp4"][/video]

Teuta rikonfirmohet në përballjen me Kukësin. Pas kampionatit një tjetër fitore, tani në Kupë. Martini hedh një hap drejt gjysmëfinaleve të kompeticionit. Kukësi ka nevojë për një gjysëm mrekulli për të përmbysur situatën. Por Hallaci do të mundohet të paktën ti japë vetes një shans, duke e cuar ndeshjen në shtesë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI