Flash

Vula e PD, Berisha: Ka SMS të Xhaçkës me një ambasador për gjykatën

Lapsi.al 1 March 2023
Vula e PD, Berisha: Ka SMS të Xhaçkës me një ambasador

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mënyrat në gjykatë për çështjen e vulës së PD-së.

"Nuk mund të ndodhë që gjykata t’ia japë vulën palës tjetër. Është absolute një gjë e tillë. Është e qartë se ku është PD, ku është opozita se si PD ka respektuar statutin. Nuk besoj se 3 gjykatësit do të gjykojnë për një palë që nuk ka qenë kurrë palë. Nuk do të pranojnë kurrë që të përjashtojnë pluralizmin.

Ky është revolucion. Ne jemi të përgatitur për proceset zgjedhore. Nuk mund të ketë stabilitet Shqipëria me Edi Ramën. Ne e ndjekim procesin zgjedhor. Ka shkelje, por ne nuk e bojkotojmë procesin. Ne do vazhdojmë revolucionin dhe do të marrim pjesë në zgjedhje.

Ka ndërhyrje të Ramës në këtë proces. Kanë dalë mesazhe se Olta Xhaçka i ka shkruar një ambasadori se "është vendosur me gjykatësin për këtë çështje". Është edhe deklarata e Taulant Ballës në parlament për këtë.

Protesta nuk ka asnjë qëllim me gjyakten. Protesta vazhdon pavarësisht vendimit të gjykatës. Nuk është presion ndaj gjykatës. Kemi një armik dhe ky është Edi Rama. Ky është vlerësim që ka çdo shqiptar.

Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për parlamentin. Nesër bëhet transparenca e “Watergate” të këtij shekulli. Rama shëtit si një kufomë e pakallur që kur ka dalë skandali McGonigal” – tha Berisha në Klan News. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet autori i masakrës së Tiranës

Arrestohet autori i masakres ne Tirane. Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin, duke vrare 3 gra eshte vene ne pranga. Hutra është arrestuar pas disa orësh në ...

19:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI