Flash

32-vjeçari luante në Playstation, i vjedhin shtëpinë pa e kuptuar

Lapsi.al 2 March 2023
32-vjeçari luante në Playstation, i vjedhin shtëpinë pa e

Romë. Piazza Bologna. Një zonë e bukur dhe me shumë shtëpi të shtrenjta. Gjithashtu shumë tërheqëse për hajdutët të cilët këtë herë e patën të lehtë të “bënin plaçkë”. Dhe në fakt, grabitja e shtëpisë së një 32-vjeçari nuk ishte e vështirë. Nuk ka rëndësi nëse viktima e vjedhjes ishte i pranishëm. Ai nuk vuri re asgjë. Ai ishte shumë i përqendruar duke luajtur Playstation me kufje. Një “punë” e lehtë për hajdutët.

Ngjarja e pazakontë është raportuar nga gazeta “La Repubblica” dhe e konfirmuar nga burime investigative që dhanë detaje të tjera. Ishte pothuajse ora 21:30 e së martës 28 shkurt, kur një grua telefonoi 112 duke raportuar një vjedhje në një apartament në via Salento. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje.

Aty forcat e rendit kanë mësuar se djali i saj 32 vjeç kishte qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para, hajdutët hynë në shtëpi pasi kishin hapur me forcë një dritare në katin e parë. Pasi u futën brenda, panë të riun, të fokusuar plotësisht tek loja e Playstation me kufje me zë të lartë në vesh. Kështu, ata mund të vepronin të pashqetësuar. 32-vjeçari kuptoi gjithçka vetëm pasi hoqi dorën nga leva dhe kufjet nga veshët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI