Flash

Masakra me 3 gra të vrara, protestë para Ministrisë së Drejtësisë

Lapsi.al 2 March 2023
Masakra me 3 gra të vrara, protestë para Ministrisë së

Shoqëria Civile është ngritur në protestë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, ku mbetën të vrara 3 gra. Protestuesit, kryesisht nga kolektivi feminist, protestuan me moto "Boll më!”, ata janë shprehur të indinjuara ndaj institucioneve që kanë liruar Dan Hutrën, edhe pse me një rekord të pasur kriminal, ku përfshihen vrasje e përdhunime.

Fjala e protestuesve:

“Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave?

Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.

“Lulet e festave po na i kthejnë në lule morti. Po na vrasin dhe mesazhi po na bëhet i qartë nga institucionet që e kanë bërë të qartë duke ofruar lehtësira për kriminelët. Mjeti i vetëm është vetëmbrojtja. Të qarkullojmë me thika në brez në vend të telefonave”, u shpreh një tjetër e indinjuar.

Të këshilluara

Demoni i lirë! Ka vetëm një rrugë: Vrite!

Nga Anila Prifti Dan Hutra është një përdhunues dhe vrasës i dënuar, viktima të preferuara të të cilit janë gra të reja. Seria e krimeve sa çnjerëzore, aq dh...

17:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI