Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

"Po tallin byt*ën me ty". sherri mes Mourinho e arbitrit Serra vazhdoi në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 2 March 2023
"Po tallin byt*ën me ty". sherri mes Mourinho e arbitrit Serra

Stuhia e ngritur nga përplasja verbale në fushë mes José Mourinho dhe arbitrit të katërt Serra gjatë Cremonese-Roma nuk zbutet. Trajneri portugez u skualifikua dy ndeshje, arbitri u ndal, prokurori i FIGC hapi hetimin dhe tani dalin detaje të reja. Rikonstruksioni i përballjes së nxehtë që çoi në dëbimin e Special One është i plotë: "Shko në shtëpi, të gjithë po tallin byt*ën me ty" i ka thënë Serra duke i treguar publikun në Zini. “Duhet të jesh i qetë” dhe pastaj “Atë duhet të nxjerrësh jashtë, jo mua!” ishin fjalët e portugezit. Detaje të reja në fakt kanë dalë mbi një konfrontim të dyshuar mes të dyve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes. Mourinho u largua nga tribuna 2 minuta para bilbilit të trefishtë.

Sipas Corriere dello Sport, përballja mes të dyve është zhvilluar në dhomën e zhveshjes së arbitrit. Madje në prani të ndihmësve të arbitrit Piccinini, inspektori federal, Vito Scala dhe dy bashkëpunëtorëve të Cremonese.

MOURINHO E NDOQI NË DHOMAT E ZHVESHJES

Special One nuk ishte aty për t'i kërkuar ndjesë arbitrit të ndeshjes siç bëri me Rapuano në Roma-Torino. Portugezi sulmoi menjëherë arbitrin e katërt: "Nëse ke bo*e, nëse je burrë, përsërit atë që më the në fushë, pastaj duhet të më kërkosh falje dhe mbyllet këtu".

"Më fal për çfarë? Nuk kam pse t'i kërkoj falje askujt, nuk thashë asgjë", është përgjigjur Serra. Një përgjigje që e ka zemëruar Special One: “Gënjeshtar. Je një burrë mu*i… Turp - ka ulëritur vazhdimisht portugezi - Nuk dua të mendoj se je nga Torino e të dielën nuk më do në pankinë kundër Juves...".

“Ja, e prisja këtë, e dija që do ta shpikje këtë histori...”, ishte përgjigja e Serra. Teksa pritet të zbulohet e gjithë e vërteta për atë që ka ndodhur në Zini, prokurori i FIGC ka nisur hetimet. Mourinho dhe Serra do të dëgjohen në ditët në vijim dhe Roma ka shpallur ankimimin për skualifikimin e trajnerit të tyre.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI