Flash

Rama la karrigen dhe u ul tek grupi parlamentar/ Ironizon Berisha: I ka hyrë lepuri në bark

Lapsi.al 2 March 2023
Rama la karrigen dhe u ul tek grupi parlamentar/ Ironizon Berisha: I ka

Kreu i Partisë Demokratikem Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në Kuvend dhe ka thënë se kryeministri Edi Rama është i frikësuar, për çështjen McGonigal. Kryedemokrati theksoi se ka kryer krime të shëmtuara kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai ka ironizuar kryeministrin për faktin se është ulur mes grupit parlamentar duke lënë karrigen e tij.

“Zotëri, zonja drejtuese e seancës, që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal. Kurse ai që duhet të ishte aty, është ilizuiv. I ka hyrë lepuri në bark dhe ka frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë se zë vendi i vetë, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptareve me krimin e shëmtuar trans-atlantik. Ai sot, mirë është të sillni një barrelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët.

Jam këtu për një seri pyetjesh. Janë 13, por dua që të jenë 130, të cilat duhet t’u përgjigjeni, Komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos, i cili ka ulur në vendin e vetë tradhtarin e kombit amerikan.”, tha Berisha.

Ndërkohë teksa Berisha po fliste në foltore dhe është shprehur  “stop manipulimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA”, Rama dhe deputetët socialistë, kanë shpërthyer në të qeshura.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI