Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Te Barcelona me "mik", ndërhyri personalisht Laporta: Ronaldinho junior firmos me blaugrana

Lapsi.al 2 March 2023
Te Barcelona me "mik", ndërhyri personalisht Laporta: Ronaldinho

Tani është zyrtare. Joao de Assis Moreira ka nënshkruar me Barcelonën. E thënë kështu, ai mund të duket si çdo brazilian tjetër, por ai është djali i vetëm i Ronaldinho. Në këtë mënyrë Ronaldinho junior po ndjek gjurmët e babait të tij, i cili erdhi te Barça nga Paris Saint Germain në 2003 dhe ndryshoi historinë e klubit katalanas.

PAQARTËSI E FIRMA

Joao mbushi 18 vjeç javën e kaluar. Ai lindi më 25 shkurt 2005, kur babai i tij po bënte mrekulli në Camp Nou. Zbarkimi i tij në Barcelonë u shoqërua me njëfarë pasigurie. Klubi fillimisht kishte thënë se djali kishte vetëm leje për të përdorur infrastrukturën, por nuk ishte në provë me asnjë ekip në Cantera. Më pas ishte presidenti Joan Laporta që lajmëroi nënshkrimin e Joao Mendes, si është emri i futbollistit. Tani erdhi edhe foto zyrtare. Mbetet për t'u sqaruar kohëzgjatja e kontratës dhe në cilën skuadër do të luajë Ronaldinho junior. Në lojë është Juvenil B dhe Juvenil A.

PROFESIONI QENDËRSULMUES

Joao de Assis Moreira, është djali i Janaina Mendes. Ai mbërriti në Barcelonë pasi u la i lirë nga Cruzeiro ku kaloi pjesën e parë të formimit. Djaloshi ishte bashkuar me klubin brazilian në moshën 14-vjeçare me një emër të rremë, për të mos krijuar pritshmëri të tepërta. Ronaldinho junior me profesion është një numër 9. Ai është mëngjarash dhe i gjatë 178 centimetra. Nuk dihet shumë më tepër për të, por ADN e ka të nivelit të lartë. Tani ai duhet të demonstrojë se mund të ngjitet në pozicione brenda një Akademie me kërkesa maksimale. Në moshën e tij, babai i tij kishte bërë tashmë debutimin e tij në ekipin e parë të Gremios. Por, dihet, krahasimet janë të urryeshëm.

Të këshilluara

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI