Flash

"Tjetër non-grata?"/ Rama jep paralajmërimin: Kujdes se do ta merrni vesh shumë shpejt

Lapsi.al 2 March 2023
"Tjetër non-grata?"/ Rama jep paralajmërimin: Kujdes se do

Para se të mbyllte fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim. Ai tha se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri "non-grata". Rama tha se ajo që opozita e mendon si "byrektore", referuar Departamentit Amerikan të Shtetit,  është duke e bërë punën. Për emrin e këtij politikani që po "gatuan" DASH, kryeministri tha se nuk duhet të presim gjatë.

"Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën. Gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë."-,tha Rama.

Me këto fjali kryeqeveritari përfundoi deklaratën e tij 45 minutëshe para Kuvendit në interpelancën e kërkuar nga opozita, dhe u largua nga salla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI