Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Kukës

Lapsi.al 2 March 2023
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në

Policia ka vënë në pranga qytetarin me inicialet F.M. 32 vjeç banues në Kukës. Ai ndihmonte duke transportuar kundrejt fitimit, shtetas të huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. 32-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë drejt Kosovës. Qëllimi final ishte t'i çonte ata në vendet e BE-së.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

– F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI