Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Video/ Meksikë, lojtari ndërpret intervistën për t'u përballur me trajnerin kundërshtar

Lapsi.al 2 March 2023
Video/ Meksikë, lojtari ndërpret intervistën për t'u
Skena të rralla dhe padyshim jo shumë edukuese në Meksikë. Ngjarja ndodhi në fund të ndeshjes së kampionatit elitar të vendit të Amerikës Qendrore. Santos Laguna dhe Puebla përfundoi 3-2 në favor të vendasve. Pas përfundimit të ndeshjes, Javier Correa, i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari. Sulmuesi ishte në zonën mikse, kur papritur, duke parë dikë që i kaloi pranë, ndërpreu fjalën. Ai dikush ishte trajneri kundërshtar Eduardo Arce, me të cilin kishte pasur një diskutim të zjarrtë në fushë. Correa nxitoi te trajneri i Puebla për të sistemuar çështjen… Javier Correa po i përgjigjej me qetësi pyetjeve të gazetarit, kur pa trajnerin Arce të kalonte pranë. Sulmuesi nuk duroi dhe duke ndërprerë intervistën nxitoi drejt tij për të sqaruar një çështje të mbetur pezull. Të dy u kapën me njëri-tjetrin në fushë në fund të ndeshjes kur sulmuesi u zëvendësua. Sipas trajnerit të miqve po humbte shumë kohë. “Mendoj se trajneri i Puebla duhet ta mbajë gojën mbyllur dhe t'i përkushtohet stërvitjes së lojtarëve”, i kishte thënë Correa gazetarit pak çaste më parë. “Nuk ka punë ai nëse unë dal ngadalë nga fusha, sepse është hera e dytë që më bën të njëjtën gjë. E do të doja të më thoshte të gjitha gjërat që më bërtiti në fytyrë. Por meqë nuk ka bo*e, nuk mi thotë”.

SHERRI MES CORREA E ARCE NË MEKSIKË

Atëherë, sulmuesi pushoi së foluri dhe iu afrua menjëherë trajnerit që e kishte sharë gjatë finales së furishme të ndeshjes. Ballë për ballë me të ai nisi të shpjegonte me nervozizëm këndvështrimin e tij. Në atë moment ndërhynë disa persona të stafit dhe ndanë dy palët që po afroheshin rrezikshëm. Nuk mund të dihet se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit Correa dhe Arce, por dallohen fjalët që trajneri i tha sulmuesit që po largohej: “Ke provokuar gjithë ditën”. Me pak fjalë, gjithçka "e qetë" në Meksikë…

VIDEO

Të këshilluara

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI