Flash

Vrasja në ish Bllok/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Ervis Martinajt

Lapsi.al 2 March 2023
Vrasja në ish Bllok/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e

Gjykata e lartë ka refuzuar kërkesën e Ervis Martinajt për ndryshimin e masës së arrestit me burg. Bëhet fjalë për arrestimin e Martinajt në vitin 2018 pas ngjarjes në ish Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabian Gaxha dhe u plagos, Eljo Hato dhe vetë Martinaj.

Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës. Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe“Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm. Pak kohë me parë me kërkesë të spak, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje.

Të këshilluara

Demoni i lirë! Ka vetëm një rrugë: Vrite!

Nga Anila Prifti Dan Hutra është një përdhunues dhe vrasës i dënuar, viktima të preferuara të të cilit janë gra të reja. Seria e krimeve sa çnjerëzore, aq dh...

17:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI