Flash

Apeli rrëzoi Berishën, Topalli: Nga sot kryetarët e partive i cakton kryeministri

Lapsi.al 3 March 2023
Apeli rrëzoi Berishën, Topalli: Nga sot kryetarët e partive i

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën. Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij. Sipas saj ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

“Nga sot, kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise përmes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotëm është vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtësisë, i ngjashëm ne thelb me vendimin e gjykatës ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozitës. Presioni i pushtetit mbi Gjykatën edhe brenda sallës është provokimi me i rende i një opozite qe përpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.

Nga Sot , opozitën e emëron qeveria. Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit është ne udhëkryqin e vet me te rrezikshëm. Dhuna brutale e vendimit te çmendur te tre gjykatësve qafe përkulur ka vene ne pikëpyetje çdo gjë qe kemi arritur ne këta 3 dekada. Vendimi ne fakt ishte paralajmëruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, për turpin e tyre e te atyre qe marrin përsipër këta veprime qe mund te çojnë ne përplasje te pakontrolluara te njerëzve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën” - shkruan Topalli. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Apeli rrëzon Berishën për vulën, PD pa logo edhe në 14 Maj

Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

Berisha: U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI