Flash

I moshuari nga Durrësi ndërron jetë nga Covid, 19 të infektuar të tjerë

Lapsi.al 3 March 2023
I moshuari nga Durrësi ndërron jetë nga Covid, 19 të

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 436 testime, 19 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar. Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Mars 2023)

Raste të reja ditore 19

Të shëruar në 24 orë 17

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 436

Testime totale 2,041,392

Raste pozitive 333,551

Raste të shëruara 329,789

Raste Aktive 163

Humbje jete 3,599

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145

Shkodër. 5

Fier 4

Vlorë 3

Korçë. 2

Durrës. 2

Berat. 1

Kukës. 1

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Safet Bajri

Ditën e sotme është liruar Safet Bajri, anëtar i bandës së Shkodrës, i cili vuante dënimin e gjykatës belge në burgun e Fierit. Kujtojmë se më 22 shtator të ...

15:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI