Flash

Lëvizja e radhës e Berishës/ Mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar në fundjavë

Lapsi.al 3 March 2023
Lëvizja e radhës e Berishës/ Mbledh Kryesinë dhe

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e logos së Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk dha një përgjigje të qartë se cila do të jetë lëvizja e radhës.

“PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme” – tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Më pas ai ka zhvilluar një takim të gjatë në zyrën e tij me një pjesë të mbështetësve dhe kanë vendosur që të mbledhin forumet. Mësohet se të shtunën në orën 12.00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të vendosur cila do jetë lëvizja e radhës.

Vendimet e kryesisë do të diskutohen më pas edhe të dielën në orën 17.00 në një mbledhje të Këshillit Kombëtar. Në fokus do të jetë edhe mënyra se si PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Për shumë vite ai punoi si redaktor dhe Drejtor Informacioni në TVSH. Më pas u angazhua në kompa...

21:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI