Flash

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Lapsi.al 3 March 2023
Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Për shumë vite ai punoi si redaktor dhe Drejtor Informacioni në TVSH. Më pas u angazhua në kompanitë mediatike “Koha jonë”, Revista Klan dhe redaksinë e TV Klan.

Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë. Në karrierën e tij përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

Lajmin e bën të ditur Unioni i Gazetarëve Shqiptar në rrjetet sociale.

“Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!”, - thuhet në njoftimin Unionit të Gazetarëve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI