Flash

Përfaqësuesi i fraksionit të vulës: PD do të regjistrohet në zgjedhje, pak po e sigurt

Lapsi.al 3 March 2023
Përfaqësuesi i fraksionit të vulës: PD do të

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, në fjalën e tij për mediat pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, ka deklaruar se Apeli vendosi rikthimin në Gjykatën e Shkallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese.

Sefa, në fjalën e tij për gazetarët pas vendimit të marrë nga Apeli për vulën e PD, tha se ditën e hënë do të regjistrohen në KQZ dhe se PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ.

Gjykata nuk ka asnjë mundësi të marrë vendim si Zhukri. Nuk ka gjyqtar në republikën e vendit të marrë atë vendim. PD ka organet legjitime të saj të cilat do vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje godinash dhe vulash, por mentaliteti. Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja.

Organet legjitimet të PD-së administrojnë infrastrukturën e PD-së. Edhe një herë mos më kërkoni të shprehem nëse nuk e kuptoni unë nuk flas personalisht për vendime kolegjiale. Besoj se PD e ka mbyllur një herë e mirë që këto vendime i merr një person i vetëm. Kodi zgjedhor është i qartë, na e lini neve juristëve në dorë. PD do regjistrohet, pak por e sigurtë.

Afatet i përcakton gjykata. Unë nuk mund të flas për fitore apo gjysmë fitore, të gjitha palët duhet të reflektojnë. PD e ndihmon që të gjithë pjesët e saj të reflektojnë dhe të shërbejnë për demokratët. Vendimin e gjykatës nuk e ka në diskrecion asnjë individ, janë vendime të zbatueshme. Mos u shqetësoni për teknikalitete se si do marrim njoftimet nga KQZ. Nuk është betejë për zyra, është betejë për legjitimitetin”, tha Sefa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI