Flash

Vendimi për vulën e PD/ Reagon Meta: Rama frikacak

Lapsi.al 3 March 2023
Vendimi për vulën e PD/ Reagon Meta: Rama frikacak

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm për të rikthyer për rigjykim në shkallë të parë vendimin për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky ishte një akt i paralajmëruar dhe se gjykata është e kapur.

“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!” – shkroi Meta në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI