Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Ecclestone trondit besueshmërinë e Formula 1: "I hoqëm Felipe Massa një titull që e meritonte"

Lapsi.al 4 March 2023
Ecclestone trondit besueshmërinë e Formula 1: "I hoqëm

Bernie Ecclestone bën mea culpa dhe pranon se ka mbuluar skandalin e përplasjes së Renault në vitin 2008 në GP të Singaporit. Ish-kreu i F1, gjatë një interviste të gjatë për F1 Insider, zbuloi se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur te Renault. Ai dinte edhe urdhrin e ekipit për Pique Jr, por i tha babait të pilotit që të mbante fshehur gjithçka. “E bëra për të mbrojtur sportin dhe për ta shpëtuar nga skandali. Por Massa dhe Ferrari u privuan nga një titull që do ta fitonin me meritë”.

15 vjet më parë ndodhi skandalit crashgate. Në Singapor, Piquet Jr me udhëzim të skuderisë u përplas te barrierat gjatë garës. Strategjia shkaktoi futjen në fushë të safety car, që favorizoi Alonso dhe mbi të gjitha Lewis Hamilton, i cili mundi të bëhej kampion bote për herë të parë. E tani, Bernie Ecclestone tregon cdo gjë. Në fakt, ish-lideri i Cirkusit tregoi se kishte pasur mjaft kohë për të ndërhyrë dhe korrigjuar situatën. E megjithatë, u vendos që të mbulohej e gjitha. "Unë dhe Max Mosley (presidenti i atëhershëm FIA) u informuam gjatë sezonit për atë që kishte ndodhur në garën e Singapor. Piquet Jr i kishte rrëfyer babait të tij Nelson për urdhrin e ekipit për të provokuar makinën e sigurisë për të ndihmuar Alonson të fitonte. Unë iu luta Nelsonit Piquet senior për të mbajtur gjithçka të fshehtë”, tha ai për F1 Insider.

PËRSE U PRANUA PADREJTËSIA...

Përse? Vetë Ecclestone pranon: "Në atë kohë, renditja e një kampionati botëror bëhej e paprekshme pas ceremonisë së çmimeve të FIA në fund të vitit. Pastaj Hamilton mori kupën dhe gjithçka shkoi mirë."

"Ne kishim prova të mjaftueshme për të ndërhyrë në kohë në këtë çështje. Sipas rregulloreve, duhej të anulonim garën e Singaporit, e cila nuk do të llogaritej më në renditjen e Kampionatit Botëror. Në atë moment, Felipe Massa do të ishte bërë kampion bote në vend të Lewis Hamilton". Ecclestone e pranoi padrejtësinë e më pas, pothuajse si një falje, nënvizoi: "Edhe sot më vjen keq për Massa. Atij iu grabit një titull që meritonte. Sot do të kisha vepruar ndryshe. Prandaj për mua Michael Schumacher është ende i vetmi shtatë herë kampion bote. Nuk e konsideroj atë të 2008-ës, kampionatin e parë botëror të fituar nga Hamilton”.

Të këshilluara

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI