Flash

“Nëse adhuron bjondet, nuk është se ta shpifin brunet”, Sarri i habit të gjithë pas triumfit në Napoli

Lapsi.al 4 March 2023
“Nëse adhuron bjondet, nuk është se ta shpifin

Lazio mori 3 pikë shumë të rënda me synimin Champions League ndaj Napolit të çudirave. Skuadra e bardhekaltrëve bëri një ndeshje perfekte nën drejtimin e Maurizio Sarri. Tekniku i cili vendosi një qasje më të kujdesshme dhe më pak sulmuese. Të pashmangshme në fund të lojës, pyetjet e gazetarëve, se cili është Napoli më i mirë i viteve të fundit. Por Sarri e ka dribluar përgjigjen me një metaforë prej një goleadori të vërtetë.

Mjaftoi një gol i Vecino për të vendosur ndeshjen në favor të Shqiponjave. Napoli, edhe për mungesë fati, nuk mundi më të rregullonte ndeshjen. E pas 9 fitoreve radhazi në kampionat, ra nën goditjet e ish-teknikut të tyre Sarri. Në fund të ndeshjes, në konferencën për shtyp, trajneri toskan theksoi meritat e skuadrës së tij: “Nuk është e vërtetë që kemi bërë një lojë në mbrojtje. Është Napoli që me lojën e tij të detyron të luash në 30 metrat e fundit. Me llogari të bëra ne bëmë më shumë goditje në portë”.

METAFORA E TEKNIKUT SARRI MBI FEMRAT

Trajneri i bardhekaltërve nuk harron të shkuarën e tij në Campania ku lindi sarrizmi: “Kam lënë diçka në këtë qytet, edhe pse nuk kemi dalë me fitoren përfundimtare. Nuk kam revanshe për të marrë. Janë tre pikë të rëndësishme sepse fituam me skuadrën më të fortë në kampionat. Për asgjë tjetër". Mirëpo, kur gazetarët e pyetën nëse Napoli i tij apo ky ishte më i fortë, ai përgjigjet si një goleador i vërtetë: “Nuk është se nëse të pëlqejnë bjondet dhe kalon një brune e bukur, e thua se është e shëmtuar. Janë dy bukuri të ndryshme. E kam zili Spallettin, i cili, së bashku me klubin dhe drejtorin sportiv, kanë pasur guximin të bëjnë gjëra që asnjë klub tjetër nuk do t'i bënte".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI