Flash

"Bylis jo fair play". Kapllani ka rezerva për golin, Shensoi shpërthen kundër arbitrit: "Si e pa penalltinë!"

Lapsi.al 5 March 2023
"Bylis jo fair play". Kapllani ka rezerva për golin, Shensoi

“Duhet parë me kujdes goli i Bylisit se ishte një moment që lojtari ynë kishte marrë një goditje dhe ishte i shtrirë në zonë, duhej të kishte fair play nga ballshiotët, gjë që nuk ndodhi. Besuam deri në fund, edhe skuadra mendoj që u paraqit mirë dhe dhanë shpirtin në fushë. Besoj se po të kërkonim pak më tepër ,edhe mund të merrnim tre pikët". Xhevahir Kapllani, tekniku i Erzenit, ka dalë me një pikë në 1-1 kundër Bylis nga Ballshi. Tekniku megjithatë ka akuzuar vendasit për mungesë fair play në momenin e golit të avantazhit.

Lexo më tej: Video/ Esquerdinha iluzionon Bylis, Kahrimanovic i arrin 4 minuta nga fundi: nuk ka fitues në “Adush Muça”

Sidoqoftë, në fund barazimi, edhe si erdhën gjërat, është mjaftueshëm për teknikun Kapllani: "Fusha e Ballshit është shumë e vështirë dhe skuadrat tradicionale kanë hasur shumë vështirësi. Një pikë këtu është shumë me vlera. Në ndeshjet e ardhshme do të kërkojmë gjithmonë se nuk hyjmë për barazim por për fitore. Por ndeshja i ka të tre rezultatet brenda. Ne do të kërkojmë të marrim maksimumin, duke filluar me Egnatian”, tha Kapllani pas ndeshjes.

SHENSOI SHPËRTHEN KUNDËR ARBITRIT

“Në pjesën e parë dominuam totalisht, humbëm disa raste, mund të shënonim 2-3 gola. Erzeni nuk bëri asgjë. Në pjesën e dytë dominuam në fushë si skuadër e bëmë golin. Por më vonë një penallti, menjëherë pa e shikuar në VAR. Si e pa, se shumë lojtarë ishin aty… Më mirë të shkonte te VAR dhe bindej". Naxhi Shensoi nuk e ndal furinë e tij kundër arbitrit, pas 1-1 me Erzenin. Penalltia e minutës së 86' e ka tërbuar teknikun kosovaro-turk. Pas ndeshjes, Shensoi ka numëruar të gjitha padrejtësitë që, sipas tij, po i bëhen Bylis. "Edhe me Egnatian shumë lehtë na japin të verdhë, si me Damçevskin. Pastaj i dyti, i kuq e penallti. Janë forca të fshehta që nuk po na lejojnë të tregojmë atë që Ballshi po tregon e do vazhdojë të tregojë. Do të luftojmë edhe me forca të fshehta, deri në fund të kampionatit. Opinioni do të shohë një Bylis që luan një futboll pozitiv, jo negativ" e mbylli Shensoi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI