Flash

Dokumenti/ PD e Berishës dorëzon kërkesën në KQZ

Lapsi.al 5 March 2023
Dokumenti/ PD e Berishës dorëzon kërkesën në KQZ

Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha ka vendosur të dorëzojë në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri. Ata depozituan dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale.

Afati përfundimtar për regjistrimin e partive në zgjedhje është 6 marsi. Nëse kërkesa e PD-së së Berishës nuk do të pranohet nga KQZ pas vendimit të Gjykatës së Apelit atëherë kandidatët e dalë nga Primaret do trë garojnë si pjesë e një koalicioni.

Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është 15 marsi. Këshilli Kombëtar i thirrur nga Berisha vendosi që PD të jetë pjesë e një koalicioni në këto zgjedhje. Deri tani Berisha ka firmosur marrëveshje me Ilir Metën e Partisë së Lirisë dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

Edhe PD që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar se të hënën do të dorëzojë kërkesën për njohjen e saj në KQZ. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Pas apelit / Cila është tani PD me vulë?

KQZ

KQZ

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI