Flash

Plas grushti në kryesinë e PS-së në Mirditë

Lapsi.al 5 March 2023
Plas grushti në kryesinë e PS-së në Mirditë

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizike.

Sipas asaj që raporton Panorama TV dhe që citon burime të saj, ka qenë një pjesë e kryetarëve të degëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë. Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.

Këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa tjetër e socialisteve që e mbështesin kryetarin aktual te Bashkisë, Ndrec Dedaj. Madje sipas të njëjtave burime, njëri prej tyre ka goditur me grusht një prej përfaqësuesve socialistë që ishte kundër kandidaturës se Dedës.

Në këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste në qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mirditë në zgjedhjet të 14-majit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI