Flash

Video/ Mancini i jep fitoren Romës, Juventus ndalet tre herë te shtyllat: Mourinho siguron vendin e katërt

Lapsi.al 5 March 2023
Video/ Mancini i jep fitoren Romës, Juventus ndalet tre herë te

Roma mundi 1-0 Juventus në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 25-të të Serie A. Verdhekuqtë u ngjitën në vendin e katërt të renditjes, së bashku me Milanin, në kuotën e 47 pikëve. Për të vendosur një ndeshje të bllokuar dhe tepër dorështrënguar në emocione shërbeu një blic i Gianluca Mancini.

26 vjeçari realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 53-të. Bardhezinjtë goditën tre shtylla, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën, por nuk mundën të krijonin kushtet për ta përmbysur rezultatin.

Lexo më tej:Gjykata e Apelit merr kohë, pezullohet skualifikimi për Jose Mourinho: në pankinë kundër Juventus

Në fund vlen të theksohet se në minutën e 90-të, bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë. Sulmuesi Kean u ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje antisportive me shkelm ndaj autorit të golit Mancini. Kështu 23 vjecari që hyri në fushë në minutën e 89'-të doli prej saj vetëm pas 40 sekondash lojë. Kështu Allegri rrëzohet pas 4 fitoreve radhazi. Nërkohë Juventus mbetet në kuotën e 35 pikëve dhe ngadalëson ecurinë e tij drejt Europës.

Në ndeshjet e tjera dy barazime dhe një fitore e Inter. Zikaltrit arritën të kalonin 2-0 në shtëpi Lecce, duke u ngjitur në vendin e dytë me 50 pikë. Sigurisht distanca me Napolin kryesues është e paarritshme -15. Barazim 0-0 mes Spezia e Verona, por i njëjti rezultat edhe në Sampdoria-Salernitana.

Italy Serie A

Spezia 0-0 Verona

Sampdoria 0-0 Salernitana

Inter 2-0 Lecce

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI