Flash

Dështon përballja/ Shullazi: Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi

Lapsi.al 6 March 2023
Dështon përballja/ Shullazi: Dua ta shoh në sy kur të

Dështon për herë të tetë marrja e dëshmisë së Luftar Reçit për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Luftar Reçi i ka dërguar një letër nga burgu gjykatës ku thotë se është i sëmurë nga diabeti dhe sëmundje të tjera.

Në letrën e tij Reçi nënvizon gjithashtu se i rrezikohet jeta.

“Të më çoni mua në gjykatë është njësoj si të vendosni qengjin mes ujqërve”, shkruan Reçi në letrën e tij.

Nga ana tjetër gjatë seancës së mbajtur i pandehuri Elmiljano Shullazi ka kërkuar që Reçi të vijë në seancë në mënyrë që ta shohin dhe në sy kur jep dëshminë e tij.

"Që kur jam vënë nën hetim, ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund te KLP, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, KLGJ, asnjë përgjigje. Përballja do bëhet në gjykatë, më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani, vijmë këtu qëndrojmë përballë jush, se bashkëpunëtori nuk është," tha Shullazi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI