Flash

"Nga ato ndeshje, ku fati s'është me ty": Martini pretendonte fitoren, Josa ankohet për sulmin

Lapsi.al 6 March 2023
"Nga ato ndeshje, ku fati s'është me ty": Martini

“Më vjen keq për djemtë. Humbëm shumë raste. Është një nga ato ndeshje ku fati nuk është me ty. Patëm shumë raste të shënonim. Edhe pse pësuam gol, më pëlqeu që djemtë arritën të barazonin. Më vjen vërtet keq, sepse djemtë meritonin fitoren". Edi Martini shpresonte të mund të merrte më shumë se vetëm një pikë në përballjen me Vllazninë. Kundër të shkuarës, tekniku shkodran ndali vrapimin e tij, edhe pse ruajti serinë pozitive.

Martini, pastaj, zbuloi edhe lëvizjet taktike, për të përballuar kundërshtarin: "Ndryshuam diçka në lojë. Nuk vendosëm të luanim me dy sulmues. Menduam që të jemi të siguruar në aspektin defensivë. Kallaku bëri një punë shumë të mirë. Edhe Vila bëri një punë shumë të mirë, edhe pse nuk shënoi. Jam i lumtur me djemtë”, u shpreh Martini në fund të ndeshjes.

Lexo më tej: Video/ Hamiti jep penallti, VAR e anulon, polemika në 1-1 mes Teutës e Vllaznisë: Mala nuk mjafton në Niko Dovana

JOSA: KISHIM PROBLEME NË MESFUSHË

“Filluam një lojë pothuajse të barabartë. I gjithë problemi ishte që humbëm disa dyluftime në mesfushë, sidomos në topat e dytë. Shënimi i golit ishte shumë pozitiv për ne. Ishte një moment ku dolëm 2-3 herë në sulm e shënuam. Aty duhej të kishim qenë pak më të qetë". Mirel Josa duket gati i kënaqur që doli me pikë nga Durrësi, pavarësisht se të tijtë kaluan të parët në avantazh. Tekniku i Vllaznisë ka theksuar problemet në mesfushë, edhe pse intensiteti i ka pëlqyer.

"Normale që edhe mund të kishim pësuar - vazhdoi Josa -. Skuadra nuk mund të them se ishte e lodhur. Volum loje pati, u tregua në pjesën e dytë të lojës. Duhej të kishin qenë zgjedhjet tona më të mira. Mund të shënonim në rastet me kokë me Hoxhajn dhe Alivodën. Kështu është futbolli. E thashë edhe më parë që kishim probleme në dyluftimet në mesfushë".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI