Flash

OSBE nis trajnimin e Policisë së Shtetit për zgjedhjet lokale

Lapsi.al 6 March 2023
OSBE nis trajnimin e Policisë së Shtetit për zgjedhjet lokale

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Policinë e Shtetit si edhe me mbështetjen e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, nisëën sot trajnimin e punonjësve të policisë që do të angazhohen në detyrat zgjedhore.

Trajnimet intensive do të realizohen nga ekspertë multidisiplinarë të OSCE-së, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe do të konsistojnë në informimin e plotë të policëve për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

“Falënderoj Ambasadorin e OSCE-së në Shqipëri, për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE-ja i ka dhënë dhe po i jep Policisë shqiptare, mbështetje e cila faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i përmbushur plotësisht dhe me efektivitet, detyrat funksionale para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.

Gjithashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për angazhimin e tyre në këtë trajnim. Roli i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces, është thelbësor, pasi kontrollon e certifikon veprimet procedurale që punonjësit e Policisë kryejnë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Siguroj qytetarët, subjektet politike, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore, veprime të cilat janë certifikuar nga OSBE-ODIHR.

Për Policinë e Shtetit, primare janë ligji, shteti dhe qytetarët.”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Të këshilluara

Rama nesër në Berlin, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perën...

20:33

Aksident në Korçë, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është regjistruar sot në Korçë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi A.K ka përplasur këmbësorin N.C, ...

20:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI